Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Shkencëtari i njohur tregon vendin e parë që do të dalë nga pandemia

Shkencëtari i njohur tregon vendin e parë që do të dalë nga pandemia

08:46, 13/01/2022
A+ Aa A-

Shkencëtari i njohur Profesor David Hyemann ka bërë të ditur se vendi i parë në botë që do të dalë nga pandemia do të jetë Britania e Madhe për shkak se imuniteti në vend ka arritur shifrën 95%.

Britania ka marrë gjithmonë vendime të diskutueshme që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

Vendi i cili në fillim të pandemisë refuzoi të mbyllej dhe vendosi të kalonte në imunitetin e tufës, më vonë filloi ë zbatonte masa të rrepta pasi numri i rasteve u bë i pakontrollueshëm.

Profesor David Heymann është shprehur:

 “Nëse situata nuk është bërë ende endemike, Britania e Madhe është vendi më i afërt me çdo vend për të dalë nga pandemia” duke shtuar;

“Bota tani po sheh rritje të imunitetit të popullsisë dhe vendet me imunitet të lartë duket se e mbajnë virusin larg para se të shkaktojë sëmundje serioze ose vdekje.”

Duke folur në një seminar në internet të organizuar nga grupi i mendimit Chatham House të hënën, Heymann citoi shifrat më të fundit, të cilat vlerësojnë se 95% e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar ka antitrupa kundër infeksionit nëpërmjet vaksinës ose infeksionit natyror. 

Heymann shtoi se shumica e atyre që aktualisht janë në njësitë e kujdesit intensiv janë të pavaksinuar.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është kritikuar prej kohësh për refuzimin e vendosjes së kufizimeve të mëtejshme përpara Krishtlindjeve, pasi varianti omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut në fund të nëntorit, u përhap me shpejtësi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco