Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

Oqeanët po vlojnë, rekord temperaturash të reja

Oqeanët po vlojnë, rekord temperaturash të reja

08:19, 13/01/2022
A+ Aa A-

Rekordi i nxehtësisë, në vitin 2021, për temperaturat e oqeaneve. 

Dhe lajmi i keq është se kjo ndodh për të gjashtin vit radhazi! 

As Nina e shumëpritur - e cila nuk është parë që nga viti 2016, që sjell ajër të ftohtë në Paqësor - nuk ka qenë në gjendje të kundërshtojë mesataren e kësaj ngrohjeje progresive.

Arsyeja është e thjeshtë: shtresa më sipërfaqësore e deteve - afërsisht dy mijë metra - është ajo që thith nxehtësinë e atmosferës, e cila nxehet çdo vit. 

Në praktikë funksionon si “qetësues” i nxehtësisë në tokë, duke i penguar ato të nxehen edhe më shumë për shkak të aktivitetit njerëzor.

 Ngrohja tani po prek kryesisht Atlantikun, Paqësorin Verior dhe Oqeanin Jugor dhe Mesdheu, nga të gjitha, është deti që ngrohet më shpejt.

Studimi, i koordinuar nga Qendra e Kolorados për Kërkimet Atmosferike, llogarit se rritja termike e oqeaneve vitin e kaluar është e njëjtë me shpërthimin e shtatë bombave atomike çdo sekondë dhe për 12 muaj. 

Ujërat gjithnjë e më të ngrohta përshpejtojnë shkrirjen e akullit, me rrezikun e mega-emigrimeve "klimatike" të ardhshme; acidifikimi i oqeaneve, me vdekjen e shkëmbinjve koralorë dhe të shumë llojeve të peshqve të ngrënshëm; rritja e intensitetit të stuhive, uraganeve dhe tajfuneve, reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve, të cilat fatkeqësisht i shohim gjithnjë e më shpesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco