Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Gjermania në kërkim të klasës punëtore

Gjermania në kërkim të klasës punëtore

22:44, 12/01/2022
A+ Aa A-

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.

Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore minon produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media.

“Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai.

Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera.

Instituti Ekonomik Gjerman për punëdhënësit vlerëson se forca e punës do të tkurret me më shumë se 300,000 njerëz këtë vit pasi ka më shumë punëtorë të moshuar që dalin në pension sesa të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Ky hendek pritet të zgjerohet në më shumë se 650,000 në vitin 2029, duke lënë një mungesë të akumuluar të njerëzve në moshë pune në vitin 2030 prej rreth 5 milionë. Numri i gjermanëve të punësuar u rrit në afro 45 milionë në vitin 2021, pavarësisht nga pandemia e coronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco