Bill Gates flet sërish për Omicron dhe për teorinë konspirative që qarkullon rreth tij

Bill Gates flet sërish për Omicron dhe për teorinë konspirative që qarkullon rreth tij

13:03, 12/01/2022
A+ Aa A-

Miliardieri Bill Gates ka qënë objektivi kryesor i teorive konspirative në lidhje me pandeminë e COVID-19-ës.

Nga sondazh i bërë nga Yahoo/News në maj të vitit të kaluar 28% e amerikanëve i besonin teorisë konspirative të lidhur me ish-CEO-n e Microsoft, se në vaksinën anti-covid ndodhej një mikroçip.

Dhe së fundmi ai është përgjigjur në llogarinë e tij në Twitter kësaj teorie konspirative që shtrohet më shpesh.

'Vënia e një mikroçipi në krah nuk ka kuptim për mua- pse do të doja të bëjë këtë’ është shprehur Gates.

Ndërsa në lidhje me variantin e ri të COVID-19, Omicron, Gates ka folur me nota optimiste.

Gates parashikoi që sapo një pjesë e mirë e njerëzve të infektohen, komuniteti do të shoh ‘shumë më pak raste', që do të thotë se COVID-19 mund të ‘trajtohet më shumë si grip sezonal'.

'Një rritje e rasteve të të infektuarëve  me Omicron do të krijonte shumë imunitet të paktën për vitin e ardhshëm, duke u dhënë popullatave një nivel të përkohshëm imuniteti të tufës' tha Gates.

Por ai paralajmëroi, megjithatë, se "sistemet shëndetësore do të sfidohen" nga Omicron duke u shprehur:

Edhe pse varianti i ri është relativisht më i butë , spitalet mund të jenë ende të mbingarkuar nga numri i madh i rasteve të Omicron që kanë nevojë për kujdes mjekësor. 

Gates tha gjithashtu se "për momentin, nuk ka gjasa që të shfaqet një variant më ngjitës se Omicron" por shtoi: Ne jemi befasuar shumë gjatë kësaj pandemie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco