Japonia ashpërson edhe më kontrollet në kufi ndërsa përgatitet për përhapjen e Omicron

Japonia ashpërson edhe më kontrollet në kufi ndërsa përgatitet për përhapjen e Omicron

12:07, 12/01/2022
A+ Aa A-

Tokio - Japonia do t'i mbajë kufijtë e saj të mbyllur për shumicën e qytetarëve të huaj deri në shkurt, ndërsa përpiqet të përshpejtojë vaksinimin përforcues për koronavirus tek të moshuarit dhe të zgjerojë kapacitetin e spitaleve për të përballuar variantin Omicron që përhapet me shpejtësi, tha të martën kryeministri Fumio Kishida.

Japonia lehtësoi për pak kontrollet kufitare në nëntor pasi rastet e COVID-19 ranë me shpejtësi, por shpejt rivendosi një ndalim për shumicën e hyrjeve nga jashtë e vendit pasi u shfaq varianti i ri shumë i transmetueshëm.

Kishida tha se kontrollet e rrepta kufitare kanë ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së variantit dhe "fituan kohë" për t'u përgatitur ndaj një përhapjeje të shpejtë të tij,

Japonia kishte pak raste deri në fund të dhjetorit, por infeksionet që atëherë janë rritur në mijëra çdo ditë.

Javën e kaluar, Kishida vendosi tre prefektura ku infeksionet u përhapën me sa duket nga bazat ushtarake të SHBA – prefektuarat Okinaëa, Yamaguchi dhe Hiroshima - nën një status para-ememergjencës, në të cilin restoranteve u kërkohej të shkurtonin orët e shërbimit.

Por shpërndarja e vaksinave përforcuese, e cila filloi me punonjësit mjekësorë në dhjetor, ka qenë e ngadaltë. Që nga e premtja, vetëm 0.6% e popullsisë së Japonisë ka marrë një injeksion të tretë, duke bërë që ekspertët t'i kërkojnë qeverisë të përshpejtojë dozat për të moshuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco