Arrestohet një infermiere italiane, u dha 45 personave, vaksina false Covid

Arrestohet një infermiere italiane, u dha 45 personave, vaksina false Covid

11:24, 12/01/2022
A+ Aa A-

Ankona - Një infermiere italiane është arrestuar me dyshimin se u ka dhënë vaksina false COVID-it të paktën 45 personave. E dyshuara dyshohet se i ka hedhur vaksinat dhe madje ka vendosur fashë te "pacientët" për të mos u zbuluar, thotë policia.

Katër prej bashkëpunëtorëve të dyshuar të infermieres janë vendosur edhe në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve. Policia në Ankona ika akuzuar këta se kishin gjetur protestues kundër vaksinës, të gatshëm të paguanin 300 euro për një pasaportë shëndetësore të falsifikuar.

Sipas rregullave të reja, italianët e pavaksinuar nuk mund të hyjnë në bare, restorante dhe transport publik vendas. Vetëm personat që janë shëruar së fundmi nga COVID-19 janë të përjashtuar nga rregullat e reja të "super pasaportës së gjelbër".

Hetimi i policisë thuhet se nisi pasi një mjek në një spital të Ankonës dyshoi për veprimet e koleges. Pamjet e policisë tregonin infermieren duke i zbrazur gjilpërat e vaksinës në një kosh mbeturinash mjekësore, përpara se të pretendonte se po i injektonte në krahun një personi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco