Papa ‘thyen’ protokollin dhe shkon në dyqanin diskografik

Papa ‘thyen’ protokollin dhe shkon në dyqanin diskografik

11:15, 12/01/2022
A+ Aa A-

Edhe një herë Papa Françesku vendosi të “thyejë” protokollin, me gjithë spontanitetin që e karakterizon.

Mbrëmjen e së martës, 11 janar, Papa shkoi në një dyqan diskografik në qendër të Romës, pranë sheshit ku ndodhet Panteoni.

Në këtë mënyrë ai donte të vizitonte pronarët e dyqanit, me të cilët kishte krijuar marrëdhënie miqësore përpara se të zgjidhej Papë.

Mediet italiane shkruajnë se Papa  u kishte thënë se do t'i vizitonte  sërish dhe mbrëmë gjeti rastin për të mbajtur premtimin.

Papa qëndroi brenda dyqanit për dymbëdhjetë minuta dhe u kthye në Vatikan me një dhuratë që i dha çifti i dyqanit, një disk muzike klasike.

Si gjithmonë, edhe për këtë lëvizje Papa Françesku zgjodhi një makinë modeste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco