Fyese, e papranueshme! Kisha Katolike në Romë dënon ashpër flamurin nazist mbi arkivol Njerëz të mbledhur rreth një arkivoli të mbuluar me një flamur me kryqin e thyer jashtë kishës së Shën Lucia, në Romë, 1 janar 2022.

Fyese, e papranueshme! Kisha Katolike në Romë dënon ashpër flamurin nazist mbi arkivol

10:15, 12/01/2022
A+ Aa A-

Kisha Katolike në Romë të martën dënoi fuqishëm si "fyes dhe të papranueshëm" një procesion funerali jashtë një kishe në kryeqytetin italian, në të cilin arkivoli ishte i mbuluar me një flamur nazist.

Fotot dhe videot e marra jashtë kishës së Shën Luçisë pas ceremonisë së varrimit të hënën janë publikuar nga portali italian i lajmeve në internet Open. Ato treguan rreth dy duzina njerëz të mbledhur jashtë kishës teksa del arkivoli i mbështjellë me kryqin e thyer, duke thirrur me krahun e djathtë të shtrirë, përshëndetjen fashiste.

Në një deklaratë të martën, Vikariati i Romës dënoi ashpër skenën dhe theksoi se as famullitari, as prifti që kremtoi funeralin, nuk e dinin se çfarë pritej jashtë pas përfundimit të meshës funerale.

Vikariati e quajti flamurin nazist me emblemën e kryqit të thyer "një simbol i tmerrshëm i papajtueshëm me krishterimin".

"Ky shfrytëzim ideologjik dhe i dhunshëm, veçanërisht pranë një vendi të shenjtë, mbetet serioz, fyes dhe i papranueshëm për komunitetin kishtar të Romës dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në qytetin tonë," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco