Rikthim si pasardhësi i Mattarellas?/ Silvio Berlusconi starton fushatën për President të Italisë

Rikthim si pasardhësi i Mattarellas?/ Silvio Berlusconi starton fushatën për President të Italisë

20:29, 11/01/2022
A+ Aa A-

Votimi i mbi 1 mijë parlamentarëve dhe përfaqësuesve të rajoneve do të nisë më 24 janar dhe pritet të zhvillohen disa raunde deri në përcaktimin e pasardhësit të Sergio Mattarella.

Por Silvio Berlusconi ka kërcënuar se do të tërheqë partinë e tij Forza Italia nga koalicioni qeverisës nëse kryeministri, Mario Draghi zgjidhet president.

85-vjeçari që ka shërbyer katër herë si kryeministër ndodhet në Romë prej së martës në përpjekje për të marrë vota për t’u zgjedhur president.

Berlusconi është favorit për të marrë postin e kreut të shtetit me një mandat 7 vjeçar.

Rivali i tij më i fortë është Draghi që shihet si person që i ka rikthyer Italisë stabilitetin dhe mund të ruajë koalicionin qeverisës.

Në një sondazh të publikuar këtë të martë, më shumë se 50% e italianëve thotë se Draghi është personi më i përshtatshëm për President, kurse 39% mbështesin Berlusconin.

Berlusconi, të cilit aktualisht i është ndaluar ushtrimi i funksionit publik pas dënimit për evazion fiskal në 2013 dhe është në hetim për çështje të tjera, ka nisur fushatën për të bindur ligjvënësit italianë.

Në prag të nisjes së fushatës, Berlusconi ka postuar në Instagram një foto me të dashurën e tij, Marta Fascina me mesazhin “Gëzuar ditëlindjen”, pasi politikania e Forza Italia mbushi 32 vjeçe të dielën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco