Fytyrat e luftës: Ekspozitë publike e fotografive të viktimave të konfliktit në Afganistan

Fytyrat e luftës: Ekspozitë publike e fotografive të viktimave të konfliktit në Afganistan

14:53, 11/01/2022
A+ Aa A-

Më shumë se 1000 fotografi, portrete, të viktimave të luftës që përfshin mbi 40 vjet konflikt në vend, u shfaqën në gardhin e një parku në Kabul gjatë fundjavës.

Asosiacioni Social i Kërkuesve Afganë të Drejtësisë e hapi galerinë në natyrë. "Ne po shfaqim foto nga epoka e Khalq dhe Parcham, nga koha e talebanëve dhe më pas nga 20 vitet e fundit të sundimit amerikan," shpjegoi Vida, kreu i Asociacionit.

Anëtarët e kësaj organizate thanë se duan që qeveritë në krye të Afganistanit të mbajnë përgjegjësi për mizoritë e luftës dhe të kërkojnë drejtësi për familjet e viktimave.

"Ne duam që njerëzit dhe organizatat tona që punojnë jashtë vendit të përforcojnë zërat e njerëzve tanë, të mos i lënë ata të ecin vetëm dhe të mos lejojnë të kryhen më shumë krime në Afganistan," tha kreu i organizatës.

Ai shtoi se ata kishin mbledhur më shumë se 12,000 foto nga i gjithë vendi, por ekspozuan vetëm 1,000 prej tyre.

Talebanët më vonë urdhëruan që të hiqeshin fotot sepse Asosiacionioni nuk kishte autorizimet e duhura për të ekspozuar veprat.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco