Kinezja i ka bërë një festë të madhe qenit të saj me rastin e 10-vjetorit të lindjes.
Pronari nga provinca kineze e Hunan-it mori me qira 520 dronë dhe pagoi 100,000 juanë, ose pothuajse 14,000 euro, për shërbimin.
Skena u ka bërë përshtypje të mbledhurve, por jo autoriteteve, pasi fluturimi është kryer në zonën e ndaluar, ndaj ka rrezik që të rrëzohen dronët.
Dronët formuan pamjen e një torte ditëlindjeje, kuti, kockë dhe fytyrë qeni, si dhe një kartolinë të printuar për ditëlindje.
© SYRI.net