OBSH paralajmëron: Shumë herët për ta trajtuar Omicron-in si gripin!

OBSH paralajmëron: Shumë herët për ta trajtuar Omicron-in si gripin!

13:17, 11/01/2022
A+ Aa A-

Është shumë herët për të trajtuar Omicron si një sëmundje endemike të ngjashme me gripin, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Të dielën, Sekretari i Arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, Nadhim Zahawi, i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar që t'i tregojë pjesës tjetër të botës se si të kalojë nga Covid-i pandemik, në endemik.

Por kjo është "një shmangie", tha zyrtarja e lartë e Emergjencave e OBSH-së për Evropën, Catherine Smallwood, në një konferencë shtypi sot. Ajo shtoi se endemiteti kërkon një transmetim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.

Smallwood tha: "Kemi ende një sasi të madhe pasigurie dhe një virus që po evoluon mjaft shpejt, duke nxjerrë sfida të reja. Sigurisht që nuk jemi në pikën ku mund ta quajmë endemike. Sëmundja mund të bëhet endemike në kohën e duhur, por fiksimi i kësaj brenda vitit 2022 është paksa i vështirë në këtë fazë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco