OBSH: Omicron mund të infektojë 50% të evropianëve në dy muajt e ardhshëm

OBSH: Omicron mund të infektojë 50% të evropianëve në dy muajt e ardhshëm

12:34, 11/01/2022
A+ Aa A-

Hans Kluge, Drejtori i Evropës, kërkoi veprim të menjëhershëm për të shmangur rrezikun që shërbimet shëndetësore të përfshihen nga 'vala baticore' së Covid

Më shumë se gjysma e njerëzve në Evropë mund të infektohen me variantin e koronavirusit Omicron në dy muajt e ardhshëm nëse infeksionet vazhdojnë me ritmet aktuale, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton AFP.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori rajonal Hans Kluge paralajmëroi se varianti Omicron përfaqësonte një "valë të re baticore nga perëndimi në lindje që përfshin" rajonin evropian.

Ai tha: “Me këtë ritëm, Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) parashikon se më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.

Rajoni evropian i OBSH përfshin 53 vende dhe territore, disa në Azinë Qendrore dhe Kluge vuri në dukje se 50 prej tyre kishin konfirmuar raste të variantit Omicron.

Sipas OBSH-së, 26 nga ato vende raportuan se mbi një për qind e popullsisë së tyre po "infektohej me Covid-19 çdo javë", që nga 10 janari, dhe se rajoni kishte parë mbi shtatë milionë raste të reja të virusit të raportuara vetëm në javën e parë të 2022.

Duke iu referuar të dhënave të mbledhura gjatë javëve të fundit, Kluge tha se varianti u konfirmua se ishte më i transmetueshëm dhe "mutacionet që ka i mundësojnë atij të ngjitet më lehtë në qelizat njerëzore dhe mund të infektojë edhe ata që kanë qenë të infektuar ose vaksinuar më parë".

Sidoqoftë, Kluge theksoi gjithashtu se "vaksinat e miratuara vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, duke përfshirë Omicron".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco