E dhimbshme: Myftiu vdiq para dy muajsh, macja e tij vazhdon t’i qëndrojë tek varri

E dhimbshme: Myftiu vdiq para dy muajsh, macja e tij vazhdon t’i qëndrojë tek varri

11:11, 11/01/2022
A+ Aa A-

Në nëntorin e vitit të kaluar ka vdekur myftiu nga Serbia, Muamer Zukorlic. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja, macja që Zurkolic e kishte ruajtur dhe kujdesur për të, nuk i ndahet nga varri.

Mediumi N1 raporton se si macja vazhdon të qëndrojë tek varri i Zurkolic pavarësisht se tashmë ai është mbuluar edhe nga bora.

Sipas postimeve në rrjete sociale, macja thuhet që po vazhdon të qëndrojë tek varri i myftiut të ndjerë dy muaj me parë.

Zukorlic ka qenë kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Sa kishte qenë gjallë ishte angazhuar për pajtim dhe për respektimin e të drejtave të boshnjakëve në Serbi.

Ai ka vdekur në moshën 51 vjeçare dhe është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Orlje të Tutinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco