Familja evropiane është tronditur nga vdekja e socialdemokratit italian David Sassolit

Familja evropiane është tronditur nga vdekja e socialdemokratit italian David Sassolit

09:06, 11/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Parlamentit Evropian dhe socialdemokrati italian David Sassoli ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Lajmin e hidhur e dha zëdhënësi i tij, David Cuillo.

Kjo humbje nuk ka tronditur vetëm Italinë por edhe familjen evropiane.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka shprehur pikëllimin e saj për David Sassolin në një postim në Twittër duke u shprehur se ai ishte një ‘evropian dhe një italian i madh’.

  "Jam thellësisht e pikëlluar nga vdekja e një evropiani dhe italiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i pasionuar, një President i jashtëzakonshëm i Parlamentit Evropian dhe mbi të gjitha një mik i dashur" në postim Von der Leyen.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel , i referohet një evropiani "të sinqertë" dhe "pasionant"

'Ndihem i trishtuar dhe i emocionuar pas lajmit për humbjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Një europian i ndershëm dhe pasionant, tashmë na mungon ngrohtësia, bujaria, miqësia dhe buzëqeshja e tij njerëzore. Ngushëllime të ngrohta familjes dhe të afërmve të tij.”

Ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis , ka shprehur tronditjen dhe pikëllimin e tij të fortë për vdekjen e papritur të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, përmes një postimi në Twitter .

“Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e papritur e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli ” , tha kryeministri grek në një deklaratë duke stuar: ''Ne vajtojmë këtë italian të shquar dhe europian krenar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco