Me fillimin e protestave ditë më parë në Kazakistan për shkak të rritjes së çmimit të karburantëve, Presidenti i vendit Tokayev kërkoi ndihmë ushtarake nga vendet e Forcave Paqeruajtëse të CSTO .
Dhe pas kërkeses se Tokajev 2500 trupa paqeruajtëse të udhëhequra nga Rusia vajtën në Kazakistan.
Protestat tashmë janë shtypur në shumicën e provincave dhe afro 8000 njerëz janë arrestuar pas ngjarjeve.
Ndërsa sot Tokayev është shprehur:
"Misioni i paqeruajtësve që erdhën në vend në kuadër të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive ka përfunduar. Tërheqja do të fillojë pas 2 ditësh dhe do të zgjasë 10 ditë."
Gjithashtu Alihan Smailov do të fillojë të shërbejë si kryeministër i ri i Kazakistanit.
© SYRI.net