57 vjeçari bëhet njeriu i parë në botë që i transplantohet zemra e derrit

57 vjeçari bëhet njeriu i parë në botë që i transplantohet zemra e derrit

07:21, 11/01/2022
A+ Aa A-

Një burrë amerikan është bërë personi i parë në botë që ka transplantuar zemrën nga një derr i modifikuar gjenetikisht.

''David Bennett, 57 vjeç, është mirë tre ditë pas procedurës eksperimentale shtatë-orëshe në Baltimore'', thonë mjekët.

Transplanti u konsiderua si shpresa e fundit për të shpëtuar jetën e Bennett, megjithëse nuk është ende e qartë se cilat janë shanset e tij afatgjata për të mbijetuar.

“E di që është një goditje në errësirë, por është zgjedhja ime e fundit”, tha Bennett dy ditë para operacinit.

Për ekipin mjekësor që kreu transplantin, ai shënon kulmin e viteve të kërkimit dhe mund të ndryshojë jetën në mbarë botën.

Kirurgu Bartley Griffith tha se operacioni do ta sjellë botën "një hap më afër zgjidhjes së krizës së mungesës së organeve" në një njoftim të Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland.

 17 njerëz në ditë në SHBA vdesin në pritje të një transplanti, me më shumë se 100,000 raportuar në listën e pritjes.

Mundësia e përdorimit të organeve të kafshëve për të ashtuquajturin ksenotransplantim për të plotësuar kërkesën është konsideruar prej kohësh dhe përdorimi i valvulave të zemrës së derrit është tashmë i zakonshëm.

Në tetor 2021, kirurgët në Nju Jork njoftuan se kishin transplantuar me sukses veshkën e një derri te një person. 

Në atë kohë, operacioni ishte eksperimenti më i avancuar në terren deri më tani.

Bennett, megjithatë, shpreson se transplanti i tij do ta lejojë atë të vazhdojë jetën e tij. 

Ai ishte i shtrirë në shtrat për gjashtë javë para operacionit dhe i lidhur me një makinë që e mbajti gjallë pasi u diagnostikua me sëmundje terminale të zemrës.

“Mezi pres të ngrihem nga shtrati pasi të shërohem”, tha ai javën e kaluar.

Të hënën, zoti Bennett u raportua se po merrte frymë vetë ndërsa po monitorohej me kujdes.

Por saktësisht se çfarë do të ndodhë më pas është e paqartë.

 Derri i përdorur në transplant ishte modifikuar gjenetikisht për të eliminuar disa gjene që do të kishin çuar në refuzimin e organit nga trupi i Bennett, raporton agjencia e lajmeve AFP.

"Ne kurrë nuk e kemi bërë këtë tek njerëzot dhe më pëlqen të mendoj se ne, ne i kemi dhënë atij një mundësi më të mirë se ajo që do të kishte qenë vazhdimi i terapisë së tij," tha zoti Griffith. "Por nëse [ai do të jetojë] një ditë, javë, muaj, vit, nuk e di."

 

ImageKirurgu Bartley P. Griffith fotografuar me David Bennett në fillim të këtij muaji

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco