Papa Françesku: Vaksinimi kundër koronavirusit është 'detyrim moral'

Papa Françesku: Vaksinimi kundër koronavirusit është 'detyrim moral'

14:10, 10/01/2022
A+ Aa A-

Papa Françesku ka thënë se vaksinimi kundër koronavirusit është një “detyrim moral” dhe denoncoi faktin sesi kundërshtarët ishin mposhtur nga “informacionet e pabaza”. Associated Press raportoi se Françesku përdori disa nga shprehjet e tij më të forta duke bërë thirrje që njerëzit të vaksinohen në një fjalim para ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë, një aktivitet vjetor në të cilin ai bën një pasqyrë të botës dhe përcakton qëllimet e politikës së jashtme të Vatikanit për vitin.

Françesku, 85 vjeç, përgjithësisht i është shmangur të folurit për vaksinimin si një "detyrim moral", megjithëse trupi i tij këshillues Covid e ka cilësuar atë si "përgjegjësi morale". Përkundrazi, Françesku e ka quajtur vaksinimin si "një akt dashurie" dhe se refuzimi për t'u vaksinuar ishte "vetëvrasje".

Të hënën, ai shkoi një hap më tej, duke thënë se individët kishin përgjegjësinë të kujdeseshin për vetveten “dhe kjo përkthehet në respekt për shëndetin e atyre përreth nesh. Kujdesi shëndetësor është obligim moral”, pohoi ai.

Ai u ankua se, gjithnjë e më shumë, ndarjet ideologjike po i shkurajonin njerëzit që të vaksinoheshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco