Lituania hap dyert e ish-burgut sekret të CIA-s

Lituania hap dyert e ish-burgut sekret të CIA-s

13:42, 10/01/2022
A+ Aa A-

Lituania ka hapur dyert e një ish-reparti të CIA-s pranë Vilnius, më shumë se 16 vjet pasi Washington Post e publikoi historinë e burgut sekret të supozuar të Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Drejtësisë e Lituanisë ka konfirmuar se ka paguar një kompensim të urdhëruar nga gjykata për "të burgosurin e përjetshëm" Abu Zubaydah, një nga organizatorët e dyshuar të sulmeve terroriste të 11 shtatorit që dyshohet se është torturuar në këtë ish-klub hipizmi. Ministria tha se transferoi 100,000 euro në një llogari saudite të vëllait të Abu Zubaydah dhe 30,000 euro avokatit të tij holandez.

Palestinezi i lindur në Arabinë Saudite, e mbajtur në burgun e Gjirit të Guantanamos, fitoi çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në vitin 2018.

Gjykata vendosi se ai ishte mbajtur në paraburgim arbitrar dhe torturuar në një burg sekret të CIA-s në Lituani. Ajo urdhëroi gjithashtu autoritetet lituaneze të hetojnë sa kohë qëndroi ai në Vilnius.

Lituania nuk e ka pranuar kurrë se ky objekt në Antaviliai ishte reparti "Violet" i përmendur në raportin e Senatit të SHBA të vitit 2014 mbi rrjetin sekret të CIA-s.

Raporti pretendon se CIA e përdori atë si një "qendër mbështetëse tëshërbimit sekret" rreth 20 kilometra larg Bjellorusisë dhe se Gjykata e Strasburgut e bazoi vendimin e saj në prova rrethanore.

Kjo Gjykatë tani po shqyrton një rast të dytë të lidhur me këtë vend, ngritur nga shtetasi saudit Mustafa al-Haësaëi.

Nën presion nga Presidentja e sapozgjedhur Dalia Grybauskaite, parlamenti lituanez mbajti një hetim në vitin 2009 dhe arriti në përfundimin se reparti ishte një nga dy të lidhur me CIA-n.

Raporti thoshte se kishte ambiente të përshtatshme për një burg dhe se Lituania nuk mund të kontrollonte çfarë po ndodhte brenda.

Megjithatë, ai nuk konstatonte praninë e ndonjë të burgosuri, pavarësisht nga një numër fluturimesh të lidhura me CIA-n pa kontrolle kufitare.

Zona prej 968 metrash katrorë ka të gjitha dyert të blinduara dhe disa pajisje të prodhuara në SHBA. Këtë javë, ai u boshatis nga Departamenti i Sigurimit të Shtetit, i cili e mori në 2007 dhe ngriti një qendër trajnimi përmes së cilës kaluan të gjithë punonjësit.

Kompleksi tani po përgatitet për shitje në ankand. Një familje vendase e kishte ndërtuar atë si klub kalërimi dhe kafene në 1992 dhe e kishte rindërtuar  në 2001.

Në një lajm ekskluziv në vitin 2009, ABC News raportoi se në mars 2004, pak para pranimit të Lituanisë në NATO, ky vend u ble nga kompania tashmë e zhdukur e CIA-s "Elite LLC.", e regjistruar në Delaware dhe Panama.

Transmetuesi amerikan pretendoi se burgu u hap në shtator 2004, sipas reparteve të ngjashme në Poloni dhe Rumani. Deri në tetë të burgosur u mbajtën në qeli të parafabrikuara për një vit përpara se vendi të mbyllej në 2005.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco