Shefi danez i intiligjencës akuzohet për rrjedhje të informacioni sekret

Shefi danez i intiligjencës akuzohet për rrjedhje të informacioni sekret

12:37, 10/01/2022
A+ Aa A-

Shefi i Shërbimit Informativ të Forcave të Armatosura në Danimarkë, Lars Findsen është burgosur për një çështje që lidhet me rrjedhjen e informacionit të klasifikuar.

Informacioni u zbulua gjatë një seance gjyqësore të hënën (10 janar).

Findsen ka udhëhequr për gjashtë vite Shërbimin Informativ të Forcave të Armatosura dhe, sipas Danmarks Radio, akuzohet për rrjedhje të "informacioneve shumë të klasifikuara".

 Ai ndodhet në paraburgim që prej 9 dhjetorit të vitit të kaluar.

Tre punonjës të tjerë aktualë dhe ish-punonjës të FE dhe Policisë Daneze të Mbikëqyrjes (PET) gjithashtu u arrestuan dhe u akuzuan për këtë rast. 

Vetëm Findsen është në paraburgim.

Sipas Danmarks Radio, rasti lidhet me rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në mediat daneze. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco