VIDEO e tragjedisë/ Shkëmbi shkëputet dhe bie mbi varka, 10 viktima dhe 30 të plagosur

VIDEO e tragjedisë/ Shkëmbi shkëputet dhe bie mbi varka, 10 viktima dhe 30 të plagosur

09:41, 10/01/2022
A+ Aa A-

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, pasi një pjesë e një shkëmbi nga një kanion u shemb mbi varkat me të cilat lundronin, në një liqen brazilian.

"Një pjesë e madhe e shkëmbinjve u shkëput papritur dhe ra mbi varkat që lundronin në ujërat e liqenit Fourna, në zonën e Capitoli, në shtetin Mina Zerais", citojnë mediet vendase.

Në  videot e publikuara në internet dëgjohen ulërimat e turistëve, ndërsa pjesa e shkëmbit shkëputet, duke rënë mbi 3 varkat.

Presidenti brazilian Zaich Bolsonarou , i cili publikoi disa nga videot e aksidentit në rrjetet sociale, vlerësoi përpjekjet e Marinës, e cila, në kohën kur ndodhi tragjedia, nxitoi në vend, nxori trupat e viktimave dhe trajtoi të plagosurit ” në spitale.

Shembja në orën 11:00 me orën lokale (14:00 GMT) pasoi ditë me reshje shiu në shtetin Minas Gerais në Brazil, të cilat i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjes, u thanë gazetarëve zyrtarët lokalë të zjarrfikësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco