Ç'gëzim! Foshnja afgane që humbi në evakuimin e Kabulit gjen prindërit e tij!

Ç'gëzim! Foshnja afgane që humbi në evakuimin e Kabulit gjen prindërit e tij!

08:39, 10/01/2022
A+ Aa A-

Historia e pabesueshme që të kujton skenarin e një filmi. Kur talebanët morën kontrollin e vendit gushtin e kaluar dhe shumë afgan u përpoqen dëshpërimisht të largohen, një foto nga ky evakuim bëri xhiron në rrjete sociale në atë kohë.

Nga frika që fëmija i tij të mos shkelej babai afgan ia dha fëmijën e tij një ushtari amerikan me shpresën se do ta merret më vonë. Por kur familja e tij filloi ta kërkonte pak muaj më vonë i vogli nuk gjendej.

Pas një kërkimi të furishëm u zbulua se djali i tyre i vogël kishte përfunduar në familjen e një taksisti me shumë fëmijë.

 'Hyra në aeroport dhe pashë fëmijën në tokë në gjendje të keqe. Unë ua tregova shumë njerëzve, por nuk gjeta një të afërm, kështu që e çova te familja ime, i bleva qumështin dhe jemi kujdesur që atëherë …”, tha Hamed Safi.

Në nëntor, taksisti 29-vjeçar lexoi një raport të Reuters në lidhje me kërkimin e familjes.

Kur u konfirmua se ku ishte, gjyshi i foshnjës, i cili jeton në provincën verilindore të Badakhshan, bëri një udhëtim të gjatë në Kabul për të kërkuar që fëmija të kthehej.

Megjithatë, Safi refuzoi të dorëzonte foshnjën dhe kërkoi që ai dhe familja e tij të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara, sipas Reuters.

 Pas shtatë javësh negociata - dhe një ndalim të shkurtër të shoferit - policia talebane organizoi një zgjidhje midis dy familjeve dhe foshnja iu kthye gjyshit të tij të shtunën, raportoi Reuters.

Taksisti ia dorëzoi fëmijën gjyshit dhe tashmë do të bëjë gjithçka për ta dërgua nipin e tij te prindërit e tij në Shtetet e Bashkuara. 

Prindërit e foshnjës i thanë Reuters se ishin shumë të gëzuar pasi mundën të shihnin me sytë e tyre ribashkimin përmes video-chat.

ImageShoferi i taksisë në momentin e dorëzimit të foshnjes

ImageGjyshërit në momentin kur po largohen me nipin e tyre

ImageFoto nga takimi 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco