Trupi i një fëmije nxirret nga deti Egje në Greqi

Trupi i një fëmije nxirret nga deti Egje në Greqi

12:09, 09/01/2022
A+ Aa A-

Trupi i fëmijës u tërhoq nga deti Egje në Greqi, dy javë pas incidentit me varkat në të cilat ndodheshin emigrantët, njoftoi Roja Bregdetare.

Trupi i një trevjeçari 85 centimetra i gjatë është gjetur në brigjet e ishullit Naxos, njoftuan autoritetet mbrëmë vonë.

Katër trupa u gjetën të enjten, një burrë, një grua dhe dy vajza, dhe në fund të dhjetorit, trupat e 12 burrave që besohet se ishin emigrantë nga Iraku.

Të mbijetuarit thonë se të paktën 17 persona u zhdukën pas incidentit.

Sipas UNHCR-së, në vitin 2021, më shumë se 116,000 njerëz kaluan Mesdheun në rrugën e tyre për në vendet e Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco