Moti i keq/ Bllokohen nga Debora qindra shoferë në Pakistan

Moti i keq/ Bllokohen nga Debora qindra shoferë në Pakistan

08:10, 09/01/2022
A+ Aa A-

Në Pakistanin verior të paktën 21 persona humbën jetën pasi bora e madhe i bllokoi në makina. Rreth 1,000 makina u bllokuan pasi turistët nxituan të shikonin reshjet e dëborës në qytetin Murree. Një polic, gruaja e tij dhe 6 fëmijët e tyre dhe një familje tjetër me 5 anëtarë janë midis të vdekurve sipas shërbimeve emergjente. Ushtria tha se ka shpëtuar më shumë se 300 njerëz që ishin bllokuar nga bora.

Ministri i Brendshëm Sheikh Rashid tha se kriza ishte shkaktuar nga numri i madh njerëzve që udhëtuan në zonë. Më shumë se 100,000 makina kishin mbërritur në qytetin e epokës koloniale në ditët e fundit. Të premten mediat lokale raportuan që turistët po bllokoheshin.

Autoritetet ditën e shtunë e shpallën rajonin zonë fatkeqësie, për shkak të borës së madhe dhe shtimit të automjeteve raporton “BBC”. Të paktën 21 njerëz kanë humbur jetën dukë përfshirë 10 fëmijë sipas shërbimit të emergjencës. Banorët lokalë i kanë ndihmuar të bllokuarit me batanije dhe ushqime ndërsa ata që kanë mundur të mbërrijnë në qytet janë strehuar në godina qeveritare dhe shkolla.

Kryeministri Imran Khan shprehu tronditjen për vdekjen tragjike të turistëve dhe urdhëroi nisjen e një hetimi dhe vendosjen e rregulloreve të forta për të parandaluar tragjedi të tilla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco