Befasuese/ Ky shtet evropian iu kërkon ushtarëve të kthejnë çorapet dhe të brendshmet për rekrutët e rinj

Befasuese/ Ky shtet evropian iu kërkon ushtarëve të kthejnë çorapet dhe të brendshmet për rekrutët e rinj

14:34, 08/01/2022
A+ Aa A-

Ushtarët në Norvegji tani duhet të kthejnë të brendshmet dhe çorapet pas përfundimit të shërbimit të tyre ushtarak për shkak të krizës të krijuar nga pandemia covid-19.

Norvegjia angazhon rreth 8000 të rinj dhe të reja çdo vit për të mbrojtur kufirin verior të NATO-s dhe kufirin e saj me Rusinë.

Por pandemia covid-19 ka bërë që të mbyllen fabriakt dhe problemet kanë tendosur rëndë rrjedhën e furnzimive duke bërë ushtrinë norvegjeze t'ju kërkojë rekrutëve të dorëzojnë të brendshmet dhe çorapet.

Transmetuesi shtetëror NRK njoftoi se praktika fillimisht ishte vullnetare tani është e detyrueshme, ndërsa zëdhënësi i logjistikës së mbrojtjes Hans Meisingset i tha NRK-së : "Ripërdorimi i veshjeve na ndihmon sepse nuk kemi rezerva të mjaftueshme. Artikujt e kthyer pastrohen dhe inspektohen. Rrobat që shpërndajmë janë të gjitha në gjendje të mirë”.

Por një përfaqësuesi i ushtrisë norvegjeze kritikoi vendimin e qeverisë, duke thënë se mangësitë e përsëritura mund të ndikojnë përfundimisht në operacionet.

 "Mungesat serioze të pajisjeve dhe veshjeve mund të ndikojnë potencialisht në gatishmërinë operacionale dhe në rastin më të keq, sigurinë e ushtarëve , " tha Eirik Sjohelle Eiksund për Forumin Forsvarets .

Vendimi i marrë nga ushtria norvegjeze gjatë pandemisë, kur rregullat e higjienës dolën në plan të parë më shumë se kurrë, shkaktoi reagime në shumë pjesë të vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco