Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Mori 11 doza anti-Covid në 1 vit’/ Pensionisti ndalohet në momentin që donte të merrte dozën e 12-të

‘Mori 11 doza anti-Covid në 1 vit’/ Pensionisti ndalohet në momentin që donte të merrte dozën e 12-të

19:09, 07/01/2022
A+ Aa A-

Një burrë në Indi ka injektuar të paktën tetë vaksina anti-Covid vitin e kaluar, tha një zyrtar shëndetësor për mediat.

Brahmdeo Mandal, 65 vjeç, ka pohuar se ka marrë 11 doza të vaksinës anti-Covid në shtetin Bihar.

Postieri në pension tha se vaksinat e kishin ndihmuar atë të shpëtonte nga dhimbjet dhe "të qëndronte i shëndetshëm". Ai pretendoi se nuk kishte pësuar asnjë efekt negativ.

Z. Mondal më në fund u ndalua të merrte atë që ai pretendonte se ishte dozën e tij e 12-të në një kamp javën e kaluar.

Një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar se si zoti Mandal, i cili jeton me familjen e tij në rrethin Madhepura, arriti të marrë 11 doza të vaksinës anti-Covid.

"Ne kemi gjetur tashmë prova se ai mori tetë vaksina nga katër vende," tha për BBC Amarendra Pratap Shahi, kirurg i Madhepura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco