Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

6 janari/ Sulm frontal ndaj Trump: Pse Biden ndryshoi retorikë?

6 janari/ Sulm frontal ndaj Trump: Pse Biden ndryshoi retorikë?

18:59, 06/01/2022
A+ Aa A-

Në 1-vjetorin e sulmit mbi Kapitol në SHBA, presidenti Joe Biden akuzoi ashpër paraardhësin e tij, Donald Trump, duke thënë se ai dhe mbështetësit e tij 'i vunë thikën në fyt demokracisë amerikane'. Trump u përgjigj duke thënë se fjalimi i Biden ishte një teatër politik. Por përse ndryshoi retorika e Biden?

Nga Anthony Zurcher, BBC

Janarin e shkuar, Joe Biden mbajti një fjalim inaugurues përpara Kapitolit, duke u fokusuar te uniteti kombëtar dhe pajtimi.

Tani, duke qëndruar në qendër të ndërtesës gati një vit më vonë- pasi u bë e qartë se kombi është më i ndarë se kurrë- Biden la mënjanë retorikën unifikuese dhe vuri në shënjestër Donald Trump dhe mbështetësit e tij.

Në disa nga fjalët më të mprehta drejtuar paraardhësit të tij që nga fushata presidenciale e vitit 2020, Biden dënoi përpjekjet e vazhdueshme të Trump për të vënë në dyshim legjitimitetin e atyre zgjedhjeve.

Jo vetëm kaq, por ai sulmoi republikanët që vazhdojnë të qëndrojnë pas ish-presidentit dhe përkrahu iniciativat për një reformë zgjedhore, e cila synon, sipas tij, që të rrëzojë përpjekjet e mbështetura nga Trump për të minuar të drejtat e votës.

Ky është një vit zgjedhor në SHBA, ndërsa në lojë është kontrolli mbi Kongresin e SHBA dhe disa shtete kyçe të varura në balancë.

Zhvendosja e retorikës së Biden mund të përfaqësojë gjithashtu edhe një ndryshim strategjie- një vendim që baza demokratike mund të mblidhet në mënyrë më efektive nga zemërimi sesa nga shpresa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco