Presidenti ‘nxjerr’ prangat kundër Covid: Të arrestohen të pavaksinuarit që dalin nga shtëpia!

Presidenti ‘nxjerr’ prangat kundër Covid: Të arrestohen të pavaksinuarit që dalin nga shtëpia!

18:09, 06/01/2022
A+ Aa A-

I famshëm në botë pas miratimit të ligjit për vrasjen e trafikantëve dhe përdoruesve të drogës, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte kërkoi sot të arrestohen të pavaksinuarit që nuk respektojnë detyrimin për të qëndruar në shtëpitë e tyre.

Thirrja vjen ndërkohë që vendi është në periudhën e kufizimit më të rreptë, që synon ndalimin e rritjes së rasteve të lidhura me variantin Omicron.

Qeveria e Filipineve ka rritur kufizimet në kryeqytet, Manila dhe zona të tjera këtë javë, pasi u trefishua numri i rasteve gjatë dy ditëve të fundit.

Rreth 70% e popullsisë në zonën metropolitane të Manilës, ku jetojnë më shumë se 13 milionë njerëz, është vaksinuar plotësisht, por më pak se gjysma e popullsisë në tërësi, sipas shifrave të qeverisë.

 “Përballë emergjencës kombëtare  i urdhëroj ata (autoritetet lokale) të gjejnë të pavaksinuarit dhe t’u kërkojnë të mos lëvizin. Dhe nëse ata refuzojnë, nëse largohen nga shtëpitë e tyre atëherë autoritetetduhet t’i arrestojnë”, tha Presidenti Duterte në një mesazh të regjistruar.

Presidenti Duterte tha se ishte “i shtangur” nga numri i konsiderueshëm i filipinasve që nuk janë vaksinuar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco