Gjendet foshnja e porsalindur në tualetin e avionit të Air Mauritius

Gjendet foshnja e porsalindur në tualetin e avionit të Air Mauritius

14:00, 06/01/2022
A+ Aa A-

Stafi i aeroportit në Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur të braktisur në koshin e plehrave të tualetit të një avioni.

Një 20-vjeçare nga Madagaskari, e dyshuar se ka lindur gjatë fluturimit, u arrestua, njofton BBC.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seeëoosagur Ramgoolam më 1 janar.

Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor. Ata e dërguan foshnjën në një spital publik për trajtim.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.

Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Gruaja nga Madagaskari , e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco