Vuçiç denoncon 'gjuetinë politike të shtrigave' ndaj Novak Djokoviç

Vuçiç denoncon 'gjuetinë politike të shtrigave' ndaj Novak Djokoviç

13:08, 06/01/2022
A+ Aa A-

Beograd - "Novak Djokoviç është viktimë e një 'gjuetie politike shtrigash" pretendoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç të enjten pasi autoritetet australiane thanë se sportisti nuk arriti të përmbushte kërkesat e rrepta të hyrjes në kushtet e pandemisë.

Avokatët e 34-vjeçarit, tenisti numër një në botë, po apelojnë vendimin, i cili nëse dështon, do ta dëbojë atë nga Australia.

Djokoviç skeptik ndaj vaksinës u ndalua kur mbërriti në aeroportin Tullamarine të Melburnit pasi nuk kishte "dëshmitë e duhura" të vaksinimit të dyfishtë ose të një përjashtimi për arsye mjekësore.

Djokoviç kishte fluturuar drejt Melburnit të mërkurën pasi i ishte dhënë një përjashtim mjekësor nga organizatorët e “Australian Open”. Ai shpresonte të mbronte titullin e tij në “Australian Open” dhe të fitonte një titull të paprecedentë, të 21-in në “Grand Slam”.

Vuçiç, megjithatë, pretendoi se Djokoviç po përndiqej pasi lojtarët e tjerë të tenisit ishin lejuar të hynin në Australi me përjashtime mjekësore.

“Ajo që nuk është “fair-play” është gjueti politike e shtrigave (që po kryhet kundër Novakut), nga të gjithë duke përfshirë Kryeministrin australian që pretendon se rregullat vlejnë për të gjithë”, tha Vuçiç për mediat.

Vuçiq tha se ambasadori australian ishte kontaktuar dy herë nga autoritetet serbe dhe Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq do të jetë në kontakt me një anëtar të lartë të departamentit të Punëve të Brendshme të Australisë.

Serbët do t'i kërkojnë autoriteteve australiane që të paktën Djokoviç të mund të qëndrojë, derisa apeli i tij të dëgjohet, në shtëpinë që ai kishte marrë me qira për “Australian Open” (që zgjat nga 17 janari deri më 30 janar) dhe jo në hotel.

Vuçiq e përshkroi trajtimin e Djokoviçit si "famëkeq në kuptimin e duhur të termit".

“Kam frikë se kjo përndjekje e pandërprerë politike e Novakut do të vazhdojë deri në momentin që ata mund të provojnë diçka, sepse kur nuk mund ta mposhtni dikë, atëherë i drejtoheni këtyre lloj gjërave”, tha Vuçiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco