Kontrollet e policisë austriake zbulojnë falsifikatorët e pasaportave të vaksinimit

Kontrollet e policisë austriake zbulojnë falsifikatorët e pasaportave të vaksinimit

12:50, 06/01/2022
A+ Aa A-

Policia në Austri ka kryer bastisje në mbarë vendin për shitjen e pasaportave falso të vaksinimit.

Në total, 22 persona janë nën hetim për "falsifikim, përdorim të dokumenteve të falsifikuara dhe mashtrim", tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Kontrollet vijnë vetëm pak javë përpara se Austria të bëhet një nga vendet e para të BE-së që i bën të detyrueshme vaksinat kundër COVID-19.

Të mërkurën, Italia njoftoi se po i bënte ato të detyrueshme për moshat mbi 50 vjeç.

Zyrtarët thonë se të dyshuarit janë të gjithë aktivistë kundër vaksinës, të cilët akuzohen për trafikim të pasaportave të rreme shëndetësore për veten dhe familjet e tyre.

"Të dyshuarit formojnë një grup heterogjen, me faktorin e vetëm të përbashkët që është refuzimi i standardeve të mbrojtjes publike," tha Ministria e Brendshme të mërkurën.

Një numër pasaportash vaksininimi false -- si dhe telefona celularë dhe kompjuterë -- u sekuestruan si pjesë e operacionit.

Hetimi nisi pasi oficerët e policisë depërtuan në një grup në platformën e mesazheve Telegram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco