Japoni: Reshje të dendura të dëborës 'godasin' Tokion, anulohen fluturimet

Japoni: Reshje të dendura të dëborës 'godasin' Tokion, anulohen fluturimet

12:27, 06/01/2022
A+ Aa A-

Tokio është veshur me të bardha, rrugët sot janë të mbuluara me borë, fenomen i rrallë i viteve të fundit, i cili ka sjellë anulimin e më shumë se 100 fluturimeve të brendshme.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi se mund të bjerë deri në 10 centimetra borë në 12 orë, ndërsa lëshoi ​​alarmin për zonën e gjerë të kryeqytetit japonez se ka reshje të dendura bore .

Një zyrtar në aeroportin Haneda, një nga dy aeroportet e Tokios, i tha AFP se 118 fluturime të brendshme ishin anuluar, pa qenë në gjendje të thoshte se sa pasagjerë ishin prekur.

Asnjë fluturim ndërkombëtar nuk është anuluar deri më tani, tha një zyrtar tjetër.

Ka pasur vonesa në disa nga shërbimet periferike të Tokios, njoftoi JR East Railways në faqen e saj të internetit.

 Lartësia ka arritur tashmë 5 cm, ndërsa termometri tregonin nën 0 gradë Celsius.


 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco