Itali/ Fëmijët e shtruar në spital pothuajse u dyfishuan brenda 7 ditëve

Itali/ Fëmijët e shtruar në spital pothuajse u dyfishuan brenda 7 ditëve

12:11, 06/01/2022
A+ Aa A-

Në javën ndërmjet 28 dhjetorit dhe 3 janarit, numri i pacientëve të shtruar në spital për Covid-19 nën moshën 18 vjeç është rritur me 86% (krahasuar me numrin total të pacientëve pediatrikë në shtatë ditët e mëparshme). 

Këto janë të dhënat e spitaleve nga Fiaso (Federatës Italiane të instituteve spitalore). 

Numri i fëmijëve të shtruar në spital pothuajse është dyfishuar nga 66 në 123 dhe numri i fëmijëve në terapi intensive është trefishuar: nga 2 në 6 në një javë.

Në mesin e pacientëve të rinj , 62% janë nga 0 deri në 4 vjeç , prandaj janë në një grupmoshë që nuk mund të vaksinohen.

 Të dhënat janë mbledhur nga 21 spitale dhe 4 spitale pediatrike .

“Dyfishimi i shtrimeve pediatrike, veçanërisht të fëmijëve nën katër vjeç, duhet të çojë në një përshpejtim të shpejtë të fushatës së vaksinimit : vaksinimi i të rriturve deri më sot është arma e vetme që kemi në dispozicion për të mbrojtur më të vegjëli'  nënvizon Presidenti i Fiaso, Giovanni Migliore .

“Stina e dimrit përcakton një rritje të pritshme të qarkullimit të viruseve të frymëmarrjes dhe përdorimit të shtrimit në spital dhe parashikohet që në javët në vijim barra mbi spitalet të rritet më tej – vëren ai – ajo që po shohim është se një numër i konsiderueshëm pacientësh, mbërritja në spital për sëmundje të tjera (trauma, tumore, dekompensim kardioqarkullues) në momentin e shtrimit, ku përfshihet edhe tamponi, konstatohen bartës të infeksionit Covid por pa simptoma të sëmundjes dhe kjo rrit presionin në zonat Covid të objekteve shëndetësore”.ansa.it

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco