Rrjeti thotë se kjo mace duket si Freddie Mercury, arsyeja?

Rrjeti thotë se kjo mace duket si Freddie Mercury, arsyeja?

12:05, 06/01/2022
A+ Aa A-

Kjo mace e quajtur Mostaccioli është bërë sensacion në Instagram falë “mustaqeve” të saj që e bëjnë të krahasohet me ikonën e muzikës Freddie Mercury.

Mostaccioli fitoi menjëherë fame falë ngjyrës së pazakontë të gëzofit në zonën nën surrat e saj.

Gjithçka duket sikur ka mustaqe, të ngjashme me atë që ka mbajtur frontmeni i Queen, kanë vënë re ndjekësit.

Poshtë fotove çdo ditë renditen komente dhe përveç komplimenteve se duket unike dhe e adhurueshme, vazhdojnë ta krahasojnë me këngëtarin legjendar.

“Sikur Fredi të ishte mace...”, “Merkuri? Mendova se kishe vdekur”, “Kjo mace më kujton aq shumë Fredin sa nuk është normale”, “E pabesueshme”, kanë shkruar përdoruesit.

Pasi kotelet lindën nga një mace e egër Bombei, pronarja Natalie i gjeti në oborrin e shtëpisë së nënës së saj.

Mostaccioli dhe tre vëllezërit e saj ishin vetëm një ditëshe.

"Nëna e tyre mezi më lejoi t'i afrohesha, kështu që në fillim nuk i vura re as mustaqet e saj. Më vonë e kuptova se do të ishte e veçantë", tha ajo.

Natalie u kujdes për kotelet dhe i ndihmoi të kalonin periudhën kur ishin ende shumë të vogla.

Ajo adoptoi vëllezërit e saj, por kur erdhi radha e Mostacciolës, Natalie nuk mund të ndahej prej saj, ndaj vendosi ta mbante.

Kafsha e saj e pazakontë me gëzof, sot shoqërohet nga macja tjeter, e quajtur Izanami, nga e cila nuk ndahet.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco