Tragjike/ Brenda 48 orësh dy prindërit kryen vetëvrasje, lënë jetim fëmijën e tyre një muajsh

Tragjike/ Brenda 48 orësh dy prindërit kryen vetëvrasje, lënë jetim fëmijën e tyre një muajsh

11:40, 06/01/2022
A+ Aa A-

Komuniteti i vogël i Santa Lucia në Florida ka mbetur pa fjalë. 

Një çift oficerësh policie, Clayton Austin dhe Victoria Pacheco, të cilët gjithashtu shërbenin në stacionin e policisë lokale,  kryen vetëvrasje brenda 48 orëve.

Në natën e Vitit të Ri, shefi i policisë Santa Lucia mori një telefonatë duke e informuar atë për një tentativë vetëvrasjeje në zonën e tij.

 "Kur arrita atje, gjeta ndihmësin tim Clayton në gjak dhe Victoria, gjithashtu një pjesëtare e forcës sonë, e tronditur."

I riu Clayton u dërgua në spitale, ku u mbajt në jetë për 48 orë me makineri.

 Kur mjekët njoftuan partneren e tij Viktoria se i kishte vdekur truri dhe se duhej ta hiqnin nga mbështetja mekanike, Viktoria u nis për në shtëpinë e saj, ku pothuajse 24 orë më vonë, u vetëvra me armën e shërbimit, duke lënë jetimin vetëm një muajsh djalin e tyre.

Sherifi i zonës deklaroi se nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje tragjike, duke u shprehur se “askush nuk e di se çfarë shkoi keq natën e ndërrimit të viteve. Askush nuk e di se çfarë e armatosi dorën e një të riu për t'i marrë jetën. Por ajo që mund të mësojmë është se sado i madh të jetë problemi që kemi përpara, për çdo gjë ka një zgjidhje. Vetëvrasja nuk i zgjidh problemet. I shumëfishon ato”.   

Clayton Austin ishte një marins veteran.

 Austin dhe Pacheco u bënë prindër për herë të parë në mes të nëntorit.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco