"Jep kritika që të shkatërrojnë shpirtin' vazhdon eksodi në zyrën e Kamala Harris

11:05, 06/01/2022
A+ Aa A-

 Symone Sanders, zëdhënësja kryesore dhe një këshilltare e lartë e Kamala Harris, u largua  nga Shtëpia e Bardhë në fund të vitit që lamë pas.

Ky largim i saj në atë kohë rinovoi spekulimit për kaos dhe mosfunksionim brenda zyrës së zëvëndëspresidentes.

Largimi i Sanders ishte largimi i dytë i profilit të lartë nga stafi i Harris brenda dy javëve, pas dorëheqjes së drejtorit të komunikimit drejtorit Ashley Etienne.

Ndërsa Vincent Evans është unaza e fundit e rënies në skuadër i cili prej disa kohësh ishe në skenën e thashethemeve për dorëheqje.

Ai është punonjësi më i fundit i Harris që dha dorëheqjen mes pretendimeve për tension në zyrën e saj – duke përfshirë një raport të frikshëm muajin e kaluar që e përshkruante Harris si një “ngacmuese” që jep “kritika që shkatërrojnë shpirtin”.

Por pavarësisht këtyre raporteve, një burim i afërt me Evans tha për CNBC se ai ishte ende në marrëdhënie të mira me Harris dhe pretendoi se dorëheqja nuk ishte e lidhur me largimet e mëparshme.

“Jam thellësisht i nderuar që jam emëruar drejtor ekzekutiv i Grupit të Zi të Kongresit”, tha Evans në një deklaratë për rrjetin.

Evans punoi me ekipin e Harris në prag të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe gjatë tranzicionit presidencial.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, pretendoi në atë kohë se eksodi nga zyra e Harris ishte "i natyrshëm" dhe "një gjë shumë pozitive".

“Të punosh në vitin e parë të Shtëpisë së Bardhë është emocionuese dhe shpërblyese, por është gjithashtu rraskapitëse”, tha ajo gjatë një konference për shtyp.

"Nëse shikoni precedentin e kaluar, është e natyrshme që punonjësit që kanë hedhur zemrën dhe shpirtin e tyre në një punë të jenë gati për të kaluar në një sfidë të re pas disa vitesh dhe kjo është e zbatueshme për shumë nga këta individë."

Image Vincent Evans

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco