VIDEO që po shkakton indinjatë në rrjet, gjyqtarja puth të burgosurin me dënim të përjetshëm

VIDEO që po shkakton indinjatë në rrjet, gjyqtarja puth të burgosurin me dënim të përjetshëm

07:57, 06/01/2022
A+ Aa A-

Në Comodoro Rivadavia, Argjentinë, një gjyqtare është përfshirë në një aferë skandaloze.

Mariel Suarez është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke u puthur në qeli me Christian Mai Bustos, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ndaj gjyqtares ka nisur hetimi pas zbardhjes së pamejve që lidhen me ngjarjen.

Marile pritet të marrë një dënim të rëndë.

Gjyqtarja ishte pjesë e bordit ku Christian u dënua me burgim të përjetshëm. 

Ndërkohë që të gjithë anëtarët miratuan dënimin e përjetshëm, Mariel e kundërshtoi vendimin duke thënë se dënimi duhet të ulet.

Nga ana e saj, Mariel Suarez theu heshtjen dhe ka dhënë disa intervista për mediat lokale për të pastruar emrin e saj, ku theksoi se nuk e ka puthur kurrë të burgosurin dhe se nuk ka asnjë lidhje me të, por shpjegoi se vizita e saj ishte për t'i dhënë fund një 'Punimi akademik'.

“Unë kam qenë në lidhje me këtë të arrestuar për një çështje pune. Unë jam gjyqtar penale, më është dashur të dënoj dhe të punoj në këtë çështje, shkaktar i ngjarjeve të rënda. Dhe teksa po përfshihesha, duke ditur gjithnjë e më shumë faktet e gjyqit, më tërhoqën vëmendjen disa çështje, prandaj votova kundër”, tha gjyqtarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco