Sërish goditja e vjetër me thikë: Presidenti brazilian Bolsonaro del nga spitali

Sërish goditja e vjetër me thikë: Presidenti brazilian Bolsonaro del nga spitali

14:25, 05/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka dalë nga spitali, dy ditë pasi u shtrua me një pengim në zorrë, komplikacioni i tij më i fundit shëndetësor nga një goditje me thikë në vitin 2018.

“Tashmë po dal. Faleminderit të gjithëve,” postoi Bolsonaro në Tëitter të mërkurën në mëngjes, së bashku me një mesazh fetar dhe një foto të tij dhe të mjekëve të tij duke ngritur gishtin e madh.

Presidenti, i cili kishte qenë me pushime në shtetin jugor të Santa Catarina, u dërgua në spitalin Vila Nova Star në São Paulo në orët e para të së hënës pasi vuante nga dhimbje barku.

Mjekët futën një tub nazogastrik dhe madje morën në konsideratë operacionin, por pengesa u eliminua të martën.

Një buletin mjekësor të martën në mbrëmje tha se trakti tretës i presidentit po tregonte shenja rikuperimi, se ai po e përballonte mirë një dietë të lëngshme dhe se mjekët kishin hequr tubin nazogastrik.

Bolsonaro i është nënshtruar një sërë operacionesh urgjente që kur u godit me thikë gjatë një eventi të fushatës në shtator 2018.

Ai shkroi në Tëitter të hënën se kishte filluar të ndihej keq të dielën pas drekës, duke theksuar se ishte shtrimi i tij i dytë në spital "me të njëjtat simptoma" brenda disa muajsh. Në korrik 2021, ai u dërgua në Vila Nova Star për një bllokim të zorrëve pasi pësoi lemzë kronike.

Presidenti i ekstremit të djathtë ka qenë në pushtet që nga viti 2019 dhe planifikon të kandidojë për t’u rizgjedhur në një votim të planifikuar për në tetor.

Momenti kur Bolsonaro u godit me thikë gjatë fushatës në 7 shtator 2018:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco