'Më ndiqni’: Qeni kërkon ndihmë dhe çon policët atje ku qe aksidentuar i zoti

'Më ndiqni’: Qeni kërkon ndihmë dhe çon policët atje ku qe aksidentuar i zoti

13:50, 05/01/2022
A+ Aa A-

Një qen i quajtur Tinsley, që fillimisht mendohej se ishte një qen i humbur, udhëhoqi me sukses policinë e shtetit të Nju Hampshire në vendin ku qe aksidentuar pronari i tij.

Të dy pasagjerët e automjetit qenë lënduar rëndë, por falë përpjekjeve të vazhdueshme të Tinsley, ata morën shpejt ndihmë mjekësore pasi oficerët zbuluan kamionin, i cili kishte dalë nga rruga pranë një kryqëzimi ndërshtetëror të Vermontit.

"Qeni po përpiqej t'u tregonte atyre diçka," tha toger Daniel Baldassarre i Policisë së Shtetit të Nju Hampshire. “Ai vazhdonte të përpiqej të largohej prej tyre, por nuk ikte plotësisht.

“Ishte sikur të thoshte “më ndiqni, më ndiqni”. Dhe ata e bënë këtë dhe siç e patëi, për habinë e tyre kur panë parmakun e dëmtuar dhe  poshtë nga shikonte qeni, ishin akoma mosbesues,” tha ai.

Dy burrat në kamion ishin hedhur jashtë. Ata ishin të lënduar rëndë dhe në gjendje hipotermie. Policia zbuloi se qeni që ishte femër, i përkiste njërit prej të plagosurve.

“U bë shpejt e qartë se Tinsley i udhëhoqi policëte në vendin e përplasjes dhe ku u plagosën pasagjerët”, tha policia në Facebook.

Tinsley, e cila është vetëm një vjeçe, nuk u lëndua.

“Gjatë gjithë kohës që filluam të kujdeseshim për pacientët tanë, (Tinsley) ishte ulur aty, e qetë dhe mirë, pranë pronarit të saj,” tha kapiteni i Departamentit të Zjarrfikësve në Hartford, Jack Hedges.

Pronari i Tinsley-t, Cam Laundry, tha se qeni u shpërblye me hamburgerë mish dreri dhe përkëdhelje në shpinës.

“Ajo është engjëlli im i vogël mbrojtës. Është një mrekulli që ajo ka atë inteligjence për të bërë atë që ka bërë, "tha Laundry.

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco