Rastësia! Vrasësi polak në arrati prej 20 vitesh arrestohet se nuk mbante maskë!

Rastësia! Vrasësi polak në arrati prej 20 vitesh arrestohet se nuk mbante maskë!

10:27, 05/01/2022
A+ Aa A-

Policia në Poloni ka arrestuar një vrasës të dënuar, i cili ishte në arrati për 20 vjet sepse nuk mbante maskë. Policia e Varshavës tha se kishte arrestuar 45-vjeçarin e arratisur në një dyqan në verilindje të kryeqytetit.

"Njeriu u ndalua nga policia në rrethin Bielany sepse ai nuk kishte maskë," i tha AFP nën-inspektorja Elwira Kozlowska të martën.

Burri tani është transportuar në një burg ku do të vuajë dënimin me 25 vjet për vrasje. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Maskat e fytyrës janë të detyrueshme në të gjitha dyqanet në Poloni sipas kufizimeve më të fundit anti-koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco