Ka shumë hapësira urbane në botë që janë të planifikuara në mënyrë unike saqë i lënë njerëzit pa fjalë.
Me ndihmën e satelitëve dhe fotografimit nga ajri, ne kemi mundësinë të shohim se sa me kujdes janë vendosur ndërtesat në zona.
Një nga pamjet e tilla magjepsëse është dhe Brøndby Haveby ose Brøndby Garden City.
I vendosur pak jashtë Kopenhagës, Danimarkë, ky 'qytet kopsht' është një vend me shumë kopshte komunitare që janë të njohur për rregullimin e tyre unik rrethor.
Shtëpitë në Brøndby Haveby kanë oborre të mëdha që ofrojnë një tërheqje nga qyteti i zhurmshëm dhe me popullsi të dendur dhe gjithashtu japin mundësinë për t'u kënaqur me hobin e rritjes së bimëve.
Ideja e 'qytetit kopsht' u miratua në vitin 1964 kur komuna e Brøndby ra dakord të kushtonte hapësirë për ndarje, kështu që qarqet magjepsëse filluan të shfaqen në zonë.
Arkitektura e Brøndby Haveby zgjodhi këtë lloj aranzhimi jo rastësisht.
Ideja pas këtyre qarqeve është e thjeshtë: të rritet ndërveprimi social mes atyre që marrin me qira kopshtet.
© SYRI.net