Kaos, protesta për rritjen e çmimit të gazit në Kazakistan, qeveria jep dorëheqjen, ulet çmimi

Kaos, protesta për rritjen e çmimit të gazit në Kazakistan, qeveria jep dorëheqjen, ulet çmimi

08:17, 05/01/2022
A+ Aa A-

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Kazakistan ditën e djeshme në të gjithë vendin pas rritjes së çmimit të gazit.

Të paktën 95 oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve dhe 200 persona janë arrestuar.

 Presidenti i vendit Kasım Cömert Tokayev pranoi sot në mëngjes dorëheqjen e qeverisë së kryesuar nga nga kryeministri Askar Mamin. 

Sipas deklaratës së Presidencës, zëvendëskryeministër do të jetë Alihan Smailov, i cili më parë ishte zëvendëskryeministër.

Në qytetin Janaözen në perëndim të Kazakistanit , është shpallur gjendja e Jashtëzakonshme, pasi protestat e shoferëve që kundërshtuan rritjen e gazit u përhapën në të gjithë vendin. 

Në dekretin e nënshkruar nga presidenti Tokayev për gjendjen e jashtëzakonshme, është vendosur një shtetrrethimi midis 5 dhe 19 janarit në këto rajone për shkak të përkeqësimit të situatës në sigurimin e sigurisë publike në vend.

Në Almaty, ish-kryeqyteti i vendit, demonstratat, ku morën pjesë mijëra njerëz, vazhduan gjatë gjithë natës.

 Policia ndërhyri duke përdorur granata dhe gaz lotsjellës. 

Më 2 janar, në qytetin Janaözen, në provincën e Mangistaut në bregun e Detit Kaspik të vendit, drejtuesit e makinave filluan të protestojnë kundër rritjes së çmimeve të gazit.

 Drejtuesit që bllokuan rrugët kryesore të qytetit kërkuan uljen e çmimit të  gazit nga 120 Tenge (monedha vendase) për litër në 60 Tenge.

Protesta u përhap më pas në qytetin Aktau, qendër e provincës dhe demonstruesit u mblodhën në sheshin ku ndodhet zyra e guvernatorit. 

Punëtorët që punojnë në fushat kryesore të naftës në rajon mbështetën gjithashtu demonstratat. 

Në një kohë të shkurtër, demonstratat mbështetëse u mbajtën dhe në qytetet Aktau, Atyrau, Aktobe dhe Oral në pjesën perëndimore të Kazakistanit, ku ndodhen të gjitha rezervat e naftës dhe gazit natyror.

Më pas Komisioni i posaçëm qeveritar i krijuar është takuar me protestuesit dhe njoftoi se ata kishin ulur çmimin e gazit në 50 Tenge (0,11 dollarë) për litër.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco