Numër rekord fëmijësh amerikanë të shtruar në spital me COVID

Numër rekord fëmijësh amerikanë të shtruar në spital me COVID

13:12, 31/12/2021
A+ Aa A-

Seattle - Përhapja e rasteve me Covid e nxitur nga Omikroni në SHBA po shtron një numër rekord fëmijësh amerikane në spitale dhe ekspertët ankohen që shumica e të rinjve nuk janë të vaksinuar.

"Është kaq zemërthyese," tha Dr. Paul Offit, një ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias. “Ishte mjaft e vështirë vitin e kaluar, por tani dihet se ka një mënyrë për ta parandaluar gjithë këtë.”

Gjatë javës së 22-28 dhjetorit, mesatarisht 378 fëmijë nën 17 vjeç pranoheshin në ditë në spitale me koronavirus, një rritje prej 66% nga një javë më parë, raportoi të enjten Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Niveli i mëparshëm gjatë pandemisë ishte në fillim të shtatorit, kur shtrimet e fëmijëve në spital ishin mesatarisht 342 në ditë, tha CDC.

Në një llogaritje më shpresëdhënëse, fëmijët vazhdojnë të përfaqësojnë një përqindje të vogël të atyre që janë shtruar në spital me COVID-19.

Mesatarisht afro 10,200 njerëz të të gjitha moshave u pranuan në ditë gjatë së njëjtës javë në dhjetor. Dhe shumë mjekë thonë se të rinjtë duken më pak të sëmurë se ata që erdhën me infektim nga Delta gjatë verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco