E rrallë: 24-vjeçarja me dy mitra mbeti shtatzënë tek të dyja në të njëjtën kohë

E rrallë: 24-vjeçarja me dy mitra mbeti shtatzënë tek të dyja në të njëjtën kohë

17:50, 30/12/2021
A+ Aa A-

Një grua nga Nebraska, SHBA e cila lindi me një mitër të dyfishtë u trondit kur zbuloi se ishte shtatzënë te të dyja në të njëjtën kohë.

Shtatzënia ishte me probleme dhe ajo lindi kur ishte vetëm 22.5 javë shtatzënë.

Megan Phipps, 24 vjeç, ka lindur me 'didelfis uterine', një gjendje e rrallë në të cilën një grua ka dy mitra, dhe ndonjëherë edhe një qafë të mitrës për secilën.

Kjo gjendje nuk kishte qenë një problem në dy shtatzënitë e saj të mëparshme, të cilat ndodhën në mitrën e saj të djathtë - por në fillim të këtij viti, ajo zbuloi se ishte shtatzënë me binjakë, një në çdo mitër.

Sipas Good Morning America, Phipps lindi të dy foshnjat në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe peshonin nën një kilogram secila.

Një nga foshnjat ndërroi jetë menjëherë pas lindjes, por tjetra, foshnja Reece, tani është foshnja më e vogël e lindur në Bryan Health në Lincoln që mbijetoi.

Sipas Scientific American , vetëm një në çdo 2000 gra ka 'didelfis të mitrës' , dhe shanset për të mbetur shtatzënë në dy mitra në të njëjtën kohë janë një në 50 milionë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco