Po shkrihet dita ditës, Kim Jong Un tregon arsyen e dobësimit

Po shkrihet dita ditës, Kim Jong Un tregon arsyen e dobësimit

11:57, 30/12/2021
A+ Aa A-

 Fotot e liderit të Koresë së Veriut janë shpërndarë në të gjitha mediat  shtetërore të vendit, duke rritur shqetësimin  për shëndetin e tij.

Në fakt, për të parandaluar çdo spekulim për shëndetin e tij, mediat e vendit raportuan se Kim Jong Un “ha më pak për hir të vendit të tij”.

Në fotot, të marra nga seanca plenare e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve, të kryesuar nga Kim Jong Un, me 28 dhjetor, udhëheqësi i Koresë së Veriut duket se ka humbur shumë peshë, me zyrtarët e regjimit që pretendojnë se kjo ka ndodhur sepse “ha më pak për hir të vendit”.

Sipas Radio Free Asia dhe Daily Mail, në fund të tetorit Kim Jong Un u kishte thënë qytetarëve të vendit që të “hanin më pak” deri në vitin 2025, kur do të rihapej kufiri me Kinën.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, ka publikuar ndër të tjera një kolazh me tre foto të Kim Jong Un të 9 shtatorit, 10 tetorit dhe 28 dhjetorit, të cilat tregojnë qartë humbjen e peshës së liderit të Koresë së Veriut.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco