VIDEO virale/ Garda Mbretërore shkel fëmijën dhe vazhdon rrugën sikur nuk kishte ndodhur asgjë

VIDEO virale/ Garda Mbretërore shkel fëmijën dhe vazhdon rrugën sikur nuk kishte ndodhur asgjë

09:23, 30/12/2021
A+ Aa A-

Një video ku një anëtar i Gardës së Mbretëreshës përplaset me një fëmi dhe vazhdon rrugën sikur nuk ka ndodhur asgjë është bërë virale.

Imazhi i publikuar me shpejtësi në rrjete sociale brenda një kohe shumë të shkurtër ka marrë mbi një milion shikime.

Përdoruesit  e rrjeteve sociale ishin të ndarë se kush ishte fajtori: fëmia apo roja?

 Disa  u shprehen se veprimi i rojes është shumë tronditës ndërsa disa të tjerë e kanë marrë në mbrotje duke u shprehur se ai po bënte punën e tij dhe se prindërit duhet të ishin të kujdesshëm për fëminë e tyre.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha për Daily Mail se ata ishin në dijeni të incidentit dhe se roja e ka kontaktuar djalin pas  incidentit.

“Gardistët në detyrë paralajmëruan publikun se po afrohej një patrullë por fëmija, për fat të keq, doli me vrap para ushtarit papritur. Gardisti ka kontaktuar me  fëminë dhe u sigurua se gjithçka ishte mirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco