Italia në alarm/ 78,313 raste pozitive dhe 202 viktima nga Covid

Italia në alarm/ 78,313 raste pozitive dhe 202 viktima nga Covid

18:25, 29/12/2021
A+ Aa A-

Në Itali janë regjistruar 78,313 raste pozitive për Covid-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar shifrë më të lartë që është arritur në vend që nga fillimi i pandemisë.

Testet e kryera për sot ishin 1,034,677 ndërsa shkalla e pozitivietit 7.6%.

Po ashtu, në 24 orët e fundit vendi regjistroi edhe 202 raste fatale, shifër kjo që i afrohet bilancit të 13 majit kur u regjistruan 201 fatalitete.

Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 19 pacientë të tjerë ndërsa në pavijonet e tjera Covid u shtruan edhe 366 pacientë. Kurse, të shëruarit për sot janë 16,746.

Në total, në Itali janë regjistruar 5,7 milionë të infektuar dhe 136,955 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco