VIDEO/ Plas sherri në Parlament, deputetët grushte me njëri-tjetrin

VIDEO/ Plas sherri në Parlament, deputetët grushte me njëri-tjetrin

17:34, 29/12/2021
A+ Aa A-

Grushte dhe shkelma mes deputetëve. 

Skenat vijnë nga Parlamenti i Jordanisë, ku deputetët e Kuvendit janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Sipas një video të publikuar nga mediat vendase, debati mes deputetëve nisi teksa diskutuan për reformën kushtetuese, duke përfshirë çështjen e barazisë gjinore.

Deputetët u përleshën me njëri-tjetrin çka bëri që të ndërpritej seanca e Kuvendit.

Debati lidhej me një amendament për shtimin e gjinisë femërore në rastet ku iu referohet shtetasve të Jordanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco