Republika më e re në botë merr vendimin suprizë pas shkëputjes nga Britania e Madhe

Republika më e re në botë merr vendimin suprizë pas shkëputjes nga Britania e Madhe

09:32, 29/12/2021
A+ Aa A-

Një muaj më parë, Barbados, republika më e re në botë, ndërpreu lidhjet me Mbretëreshën Elizabeth II të Anglisë.

Princi i kurorës britanike Charles dhe këngëtarja e Barbados Rihanna morën pjesë gjithashtu në ceremoninë e mbajtur nga vendi, i cili mori titullin "republika më e re në botë"

Por pa kaluar shumë muaj Mia Mottley, e cila ka shërbyer si kryeministre që nga viti 2018, njoftoi zgjedhje të përgjithshme të parakohshme që do të mbahen më 19 janar.

Duke shpallur vendimin në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Mottley tha se pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga pandemia e Koronavirusit në sektorin e Turizmit , ekonomia e Barbados është rikuperuar dhe se është koha për të lënë mënjanë konfliktet partiake.

Në fjalimin e saj Mottley u kërkoi njerëzve të Barbados të "bashkohen pas një qëllimi të përbashkët, një qeverie të vetme dhe një udhëheqësi të vetëm". 

Ajo shtoi se nuk donte që Barbados të bëhej një "komb i ndarë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco