Tensionet me Rusinë, aeroplanmbajtësja amerikane mbetet në Mesdhe

Tensionet me Rusinë, aeroplanmbajtësja amerikane mbetet në Mesdhe

08:10, 29/12/2021
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar një aeroplanmbajtëse të qëndrojë në Mesdhe në një përpjekje për të siguruar aleatët evropianë mes frikës se Rusia do të pushtojë Ukrainën, tha të martën Sekretari i Mbrotjes Loyd Austin(28 dhjetor).

Austin ka urdhëruar grupin sulmues të aeroplanmbajtëses USS Harry S Truman të qëndronte në rajon dhe të ndalonte udhëtimin e tij të planifikuar për në Lindjen e Mesme.

''Ndryshimi i intenerarit pasqyron nevojën për një prani të vazhdueshme në Evropë dhe është e nevojshme për të siguruar aleatët dhe partnerët tanë për angazhimin tonë ndaj mbrojtjes kolektive”, tha një zyrtar i mbrojtjes.

Masa vjen pavarësisht një marrëveshjeje mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për të mbajtur bisedime më 10 janar në Gjenevë mbi tensionet, përfshirë Ukrainën.

Zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit ukrainas, duke rritur frikën për një përsëritje të vitit 2014 kur Moska pushtoi gadishullin e Krimesë.

Presidenti rus Vladimir Putin mohon planet për një pushtim, por ka bërë thirrje për garanci sigurie kundër një zgjerimi drejt lindjes të NATO-s, aleancës së mbështetur nga SHBA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco